Ajo që po ndodh në disa pjesë të Sirisë mund të cilësohet si një “shi bombash”. Avionë të shumtë të Francës dhe Rusisë po godasin në vijimësi, çka videot më poshtë e transmetojnë këtë.
Të paktën 33 persona nga radhët e Shtetit Islamik kanë mbetur të vrarë, ndërsa dhjetëra është numri i të plagosurve.
Fushata ajrore franceze po vazhdon prej 72 orësh që pas sulmeve në Paris. Banorët e Rakas thonë se terroristët kanë nisur të përdorin civilët si mburoja njerëzore, ndërsa druhen se do ketë një sulm tokësor mbi ‘kryeqytetin’ e tyre.
Ekspertët thonë për BBC se nëse fuqitë e mëdha intensifikojnë fushatën, ndërsa ISIS i ka ditët e numëruara.
Agjencia shkruan se numri i lartë i atyre që ikin nga Shteti Islamik tregon se ata nuk ndihen të sigurt në vendin e tyre dhe se nuk e duan ISIS-n.
Daily Mail raporton se Rusia ka transportuar forcat e saj paraushtarake në Siri, për të luftuar Shtetin Islamik në qytetin e krishterë, Sadad.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=KUbuqjtHiu0
https://www.youtube.com/watch?time_continue=17&v=S_ItAPHJSUU
