VIDEO / Shihni reagimin e nxënësve kur u goditet mësuesi

Dita
Dhuna nëpër institucionet arsimore duket se është e pranishme në shumë vende të botës.

Një video që shihni është publikuar më 3 tetor të këtij viti dhe është regjistruar në një kolegj të teknologjisë në Neryungri. Mësuesi i tërheq vëmendjen nxënësit që mban kufje në vesh, por ai nuk e përfill.

Pas kësaj, mësuesi ia tërheq kufjen, çka sjell më pas reagimin e ashpër të nxënësit i cili qëllon me grusht në kokë profesorin e moshuar.

Gjesti është kundërshtuar siç edhe shihet nga nxënësit e tjerë, të cilët janë ngritur dhe kanë neutralizuar agresorin dhe e kanë qëlluar.

Shokët e klasës kanë deklaruar se i riu ka pasur gjithnjë temperament të dhunshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *