Me një kapele në kokë, bluzë të zezë dhe pantallona të bardha, gruaja tenton të vjedh si me lezet një palë syze në Durrës. Duke përfituar nga vapa, ajo afrohet qetë-qetë dhe pasi zgjedh syzet që dëshiron, heq syzet e saj dhe vendos ata te “preferuarat”.
Para se të largohet hedh edhe një vështrim për herë të fundit rreth e rrotull si për t’u siguruar se askush nuk po e shikonte. Pronarja e dyqanit shprehet se nuk e bëri denoncimin sepse një palë syze janë, por veprimi i saj e çuditi.
