Tensionet në skenën politike në Kosovë janë vërejtur edhe sot në Prekaz gjatë homazheve te varrezat e Jasharajve.
Të gjendur përballë njëri-tjetrit Presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi dhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj kanë mundur të shkëmbejnë disa fjalë por skanë pasur edhe shtrëngim duarsh.
“Ku jeni komandanta”, iu drejtua Thaçi-Haradinajt dhe shoqëruesve të tij duke tentuar t’u shtrëngonte dorën, por ky i fundit refuzoi një gjë të tillë.
