“Nordic Berry” ka qenë duke lëvizur këtë të shtunë brenda gjirit të Sarandës me pesë persona në bord, kur i ka mbaruar karburanti në vendin e quajtur Kanali i Çukës.
Në rrezikun e mbytjes, veliera me flamur amerikan ka lëshuar sinjalin SOS.
Shpëtimi i tyre është bërë i mundur nga skafi i policisë kufitare, i cili e ka rimorkiuar velierën drejt portit.
Raportohet se “Nordic Berry” ka rreth dy muaj që lundron nën ujrat e Sarandës.
s.a/dita

Lundron nen uje? Qenka nendetese atehere!
Mire kjo nendetsja qe lundron nen ujrat e sarandes por kur thone anija me 5 veta ne bord
Le te hapin fjalorin shqip shqip keta qe shkruajne artikuj dhe te gjejne se cfare quajme anije