Ky është momenti kur drejtuesi i një makine Land Rover bllokon një rrugë me një korsi për të bërë sherr me shoferin e një autobusi.
Video nuk është bërë në Shqipëri, por në Angli.
Sipas Daily Mail, shoferi i makinës Land Rover i kërkonte llogari drejtuesit të autobusit pse nuk frenoi më herët për t’i hapur krahun.
Por shoferi i autobusit i tha se ai drejton një autobus dhe nuk e ka të lehtë të frenojë një mjet kaq të rëndë.
Për më tepër që ai ka përparësi meqë është autobus.
Më në fund, shoferi i Land Rover-it e hapi krahun.
https://www.youtube.com/watch?v=gzkEhxISw54
