Video shokuese/ Hidhet në gojën e luanëve, por arrin të shpëtojë

Elton Tafaruci

Vizitorët e një kopshti zoologjik në Santiago janë shokuar të shtunën, teksa panë me sytë e tyre një të ri që shqyhej nga dy luanë.

20-vjeçari për arsye ende të paqarta, ishte zhveshur lakuriq dhe më pas ishte futur brenda kafazit duke iu vetëofruar si ushqim luanëve.

Menjëherë dy luanët u vërsulën mbi të duke e shqyer. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e rojave të sigurisë, të cilët janë detyruar të vrasin dy luanët, një femër dhe një mashkull për të shpëtuar të riun.

I riu është dërguar në spital për trajtim në gjendje të rëndë për jetën. Mediat lokale raportojnë se parku ishte i mbushur me vizitorë në momentin e incidentit.

Drejtorja e kopshtit zoologjik tha se ishte “thellësisht e prekur” nga vrasja e dy luanëve, por prioritet ishte shpëtimi i jetës së të riut.

Dëshmitarët në vendngjarje treguan se kishin dëgjuar të riun të artikulonte thirrje fetare dhe të përmendte emrin e Jezusit. Sipas tyre gjithçka ndodhi aty dukej sikur 20-vjeçari kishte tentuar të vetëvritej.

Edhe autoritetet policore kanë konfirmuar gjetjen e një shënimi vetëvrasje në rrobat e tij.

Sakaq informacionet e fundit mbi gjendjen shëndetësore të të riut mbrëmjen e së shtunës janë optimiste se ai mund të mbijetojë.

 

 

3479986600000578-0-Zoo_keepers_killed_the_lions_to_save_the_man_who_was_gravely_inj-a-20_1463869446077

 

3479D2C500000578-3602819-image-m-3_1463872898888

3479987A00000578-0-A_20_year_old_man_took_off_his_clothes_and_broke_into_a_lion_enc-a-19_1463869433771

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *