VIDEO/ Shpërndarësi i kokainës kapet duke lëvizur me biçikletë, ja sa doza kishte me vete

Gazeta Dita

Një shpërndarës kokaine është arrestuar nga policia ditën e sotme. Ai është Kataldo Mulaj, 25 vjeç banues në Tiranë. Mulaj lëvizte me biçikletë teksa shpërndante drogë.

Ky shtetas është kapur në Rrugën “Artan Lenja”, ku gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Kokainë, në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë ky shtetas ka qënë duke udhëtuar me biçiklet.

Për këtë shtetas nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, disponoheshin informacione se kryente aktivitetin e jashtëligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike, duke marrë porosi me telefon dhe dorëzimin e bëntë duke udhëtuar me biçiklet, me qëllimin e shmangjes së kontrolleve.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar dhe 23 doza të tjera me lëndë të dyashuar narkotike e llojt Kokainë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Kokainë, me peshë totale, 13 gramë

– 2 aparate telefonik

– Vlera monetare prej 128 900 Lekë të rinjë dhe 200 Euro (të cilat dyshohet të jenë burim fitimi nga shitja e lëndës narkotike)

– 1 biçiklet

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *