VIDEO/ Shpërthen avioni, i moshuari fluturon në ajër

Saimir Lleshi

Një sulm në një avion hapi një gropë brenda tij. Mbetet e paqartë nëse ishte bombë apo diçka tjetër.

Mësohet se një pasagjer u “thith” nga vrima e hapur.

Dëshmitarët thanë se pasagjeri, një i moshuar mori djegie dhe ra në tokë rreth 15 milje larg aeroportit të Mogadishut.

Dy persona janë lënduar nga shpërthimi.

Tre vrima më të vogla u hapën në trupin e avionit Airbus 321.

Avioni po fluturonte nga Mogadishu në drejtim të Xhibutit në Somali.

Piloti i avionit Vladimir Vodopiveci, 64-vjeç nga Serbia tha: “Unë mendoj se kjo ishte një bombë. Për fat të mirë, kontrollet e fluturimit nuk ishin dëmtuar, kështu që unë munda të kthehesha në aeroport. Diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë në karrierën time. Kemi humbur presion në kabinë. Faleminderit Zot, që përfundoi mirë “.

Një burim i tha CNN se testet fillestare kanë treguar mbetje eksplozivi dhe se avioni mund të ketë qenë në shënjestër të një sulmi të dyshuar terrorist.

Shpërthimi ndodhi ndërsa avioni kishte kaluar qindra metra lartësi. Një nga njerëzit në bord ka filmuar pasojat e shpërthimit, ndërsa pasagjerët ruajtën qetësinë derisa u kthyen në aeroport.

Mohamed Hassan, një oficer i policisë në qytetin e afërt Beled, tha se banorët kishin gjetur trupin e vdekur të një njeriu të vjetër që mund të ketë rënë nga një avion.

Balad është një qytet bujqësor rreth 18 milje në veri të Mogadishut. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *