VIDEO: Shpërthen në flakë depoja e naftës në kufi me Ukrainën

J L

Dy zjarre shpërthyen herët në mëngjes të hënën në qytetin rus të Bryansk, afër kufirit me Ukrainën, sipas mediave ruse, duke cituar shërbimet e urgjences.

Sipas BBC, një zjarr thuhet të jetë në një depo nafte, ndërsa vendndodhja e dytë nuk u bë e ditur. Zyrtarët thanë se askush nuk u lëndua dhe nuk ka plane për të evakuuar zonën.

Nuk u dha asnjë arsye për zjarret dhe nuk kishte asnjë indikacion të menjëhershëm se ato kishin lidhje me luftën në Ukrainë, megjithëse Rusia e ka akuzuar më parë Ukrainën për një sulm ajror në të njëjtin rajon.

Banorët aty pranë i thanë agjencisë ruse të lajmeve Ria se dëgjuan dy shpërthime. Ata gjithashtu thanë se nuk panë helikopterë që fluturonin mbi qytet në atë kohë.

Në rrjetet sociale janë shfaqur video të cilat duket se tregojnë dy zjarre të mëdha në qytet.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *