Tronditët nga një shpërthim i madh qyteti i Medinës në Arabinë Saudite.
Nga raportimet e para, bëhet me dije se një makinë ka shpërthyer afër xhamisë al-Nabëi në qendër të qytetit.
Bëhet fjalë për një sulm vetëvrasës, që ka shkaktuar viktima. Automjeti shpërtheu në parkingun e xhamisë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Ky sulm ndodhi në natën e fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit, që ditën e nesërme shënon ditën e parë të Bajramit.
