VIDEO: Shpërthime të fuqishme në mbrëmje në Kiev, numri i refugjatëve në pesë ditë ka arritur mbi 500 mijë

redaktor

Ndërsa agresioni hyri në ditën e pestë, ushtria ukrainase tha se forcat ruse e kanë ngadalësuar “ritmin e sulmit”.

Ministria britanike e Mbrojtjes, tha të hënën se trupat ruse ndodhen më shumë se 30 kilometra në veri të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.

Ministria ka shtuar se “dështimet logjistike dhe rezistenca e palëkundur ukrainase vazhdojnë të pengojnë përparimin e forcave ruse”.

Kjo përputhej me vlerësimin e një zyrtari të lartë amerikan të mbrojtjes, i cili u tha gazetarëve të dielën se “nuk kemi asnjë tregues se ushtria ruse ka marrë kontrollin e ndonjë qyteti”.

VIDEO KIEVI INSTAGRAM:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DITA (@gazeta_dita)

Trupave ruse së shpejti mund t’u bashkohen forcat nga Bjellorusia, aleatja e Rusisë, sipas zyrtarëve amerikanë që folën me disa media.

Ukraina tha të dielën se të paktën 350 civilë janë vrarë që nga fillimi i agresionit të Rusisë javën e kaluar, ndërsa 1700 të tjerë janë plagosur.

Nuk pati asnjë informacion për viktimat në mesin e forcave ukrainase, dhe ndërsa Rusia pranoi se ka viktima në mesin e trupave të saj, por pa bërë publik ndonjë numër.

VIDEO SITUATA KHARKIV:

 

View this post on Instagram


Filippo Grandi, i Komisariatit të lartë të Kombeve të Bashkuara për refugjatët, tha të hënën se rreth 500 mijë vetë kanë lënë tashmë vendin. Ukraina ka rreth 42 milionë banorë.

Refugjatët janë vendosur për momentin në Poloni, Hungari, Rumani, Moldavi dhe vende të tjera. Shumica e tyre janë gra, të moshuar dhe fëmijë. Burrat dhe djemtë e rinj janë thirrur të gjithë nën armë.

n.s. / dita

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *