Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bristol të Britanisë, ku një shqiptar mendohet të ketë goditur me thikë një bashkëatdhetar 41-vjeçar dhe më pas është larguar, duke e lënë burrin në gjendje të rëndë.
Por një infermiere e cila ishte jashtë orarit të punës është treguar heroinë e kësaj ngjarje.
Menjëherë sapo e pa burrin të gjakosur të shtrirë përdhe ajo i ka dhënë ndihmën e parë deri në momentin që ka ardhur ambulanca.
Dëshmitarët kanë thënë se burri nuk merrte frymë, por përpjekja e infermieres e riktheu në jetë atë.
Kur infermiera u falenderua për gjestin e saj, ajo u shpreh se çdokush bën detyrën e vet.
Në video dëgjiohet zëri i një vajze e cila duke qarë i thërret burrit të shtrirë “O zemër”.
I dyshuar është shqiptari Kozma Dhaskali 32 vjeç, i cili ka goditur me thikë shqiptarin 41-vjeçar, Edmond Sinanaj.
Sinanaj ishte ndërtues dhe sulmi ndaj tij ndodhi të hënën.
Në gjykatë Dhaskali e ka pranuar se e ka goditur me thikë, por jo që ka tentuar ta vriste.
(KUJDES! PAMJE TË RËNDA)

“shqiptari e masakroi me thikë, infermierja i shpëtoi jetën”
?????????????????????????????????????????????
sikur tia kishte shpëtuar ndonjë baxhoxhi ose ndonjë fëmij 5 vjeçar!’mund të ishte i saktë ky titull,por tëtë shpëtojë jetën një infermiere??
jua ka thënë ajo vetë!!
është normale,ka bërë detyrën!!
mësoni pak o njerëz se ka infermierë dhe doktorrë që e kanë për DETYRË për të shpëtuar jetë njerzish dhe jo si këtu që e kanë për detyrë të të rrjepin!!
duhet të dini një gjë të thjeshtë!
nëse një doktorr ose infermier nuk jep ndihmën e parë dhe kur është jasht orarit të punës?!ai mund të paditet në gjykatë!!
për këto raste ata nuk janë të njëjtë si ne!!
nese një person i thjeshtë(jo mjek,infermier)nuk jep ndihmë në këto raste,dënohet moralisht!
mjeku,infermieri penalisht!!