Një grabitës për fat të keq shqiptar tmerroi një familje italiane kur i vuri thikën në fyt një fëmije 10-vjeçar.
Shqiptari është Emiljan Shelnaj, 31-vjeç banues në Abano Terme të rajonit të Padovas në Itali. Shqiptari u arrestua në kushtet e flagrancës gjatë përpjekjes për të grabitur në vilën e familjes italiane.
Në banesë ndodheshin dy prindërit e 10-vjeçarit dhe e motra 15-vjeçe në momentin që shqiptari synonte të kryente grabitjen.
Në momentin që kryefamiljari dëgjoi zhurmën, u vu në lëvizje, por shqiptari ndërkohë kishte kryer “rrëmbimin” e 10-vjeçari që e mbajti peng për disa minuta.
Por, shpëtimtarja ishte vajza e cila doli menjëherë nga shtëpia pa u i pikasur nga grabitësi dhe lajmëroi policinë. Karabinierët italianë mbërritën me shpejtësi në vendin e ngjarjes, çka shqiptari mbeti i shtangur dhe lëshoi fëmijën nga dora.
Më pas, ai u arrestua pa rezistencë. Fëmija u dërgua në spital për shkak të gjendjes së shokut që pësoi. Megjithatë, të katër anëtarët e familjes nuk kanë lëndime.

amani more se mos ish Zahua duke pare ndeshjen per ne France!
ta kishin vrare ne vend.
Ndaj te njejtin mendim,veçse nje monster e bene kete ,ska meshire per kete race.
Fajin e ka Saliuuuuuu!
ja dhe fytyrat e shëmtume që na nxjerrin namin e keq në botë.
fare e keqe…..na felliqet ju QR