VIDEO/ Shqiptari masakrohet me thikë në Kanada, kapet autori (EMRI)

Gazeta Dita

Një shqiptar është vrarë brutalisht në Hamilton të Kanadasë ditën e djeshme, teksa është qëlluar disa herë me thikë. Ai është Reald Verçani, 33-vjeç banues në Toronto.

Shqiptari është vrarë jashtë një lokali nga një 29-vjeçar me pasaportë kanadeze. Sipas mediave vendase, sherri ndodhi në bulevardin “York” pas një mbrëmje festive në lokal.

Verçani është konfliktuar rreth orës 3:30 të mëngjesit me Steve Bereziuk për motive që ende s’dihen. Kur policia mbërriti, Verçani ishte i plagosur rëndë dhe më pas humbi jetën në spital. Pak orë më pas, Policia arrestoi autorin.

Share This Article
1 Comment
  • Nje sqarim dashamires per ju te Tema-s. Steve Beresziuk eshte officer krimesh (Detective Sergeant)ne Policine e Hamiltonit. Ai ka kryesuar ekspertizen ne kete vrasje por nuk eshte ai vrasesi. Personi qe e ka vrare me thike pas nje sherri ne Bar Lounge Coco Bongo eshte vetedorezuar ne polici por emri tij ende nuk eshte bere i ditur Flm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *