Një numër civilësh janë duke u përpjekur që të largohen nga qyteti Irpin, në veri-perëndim të Kievit.
Por, evakuimi është duke u bërë thuajse i pamundur për shkak të predhave ruse.
Sipas raportimeve, të paktën tre persona janë vrarë nga predhat ruse që si objektiv kishin një urë të dëmtuar në të cilën po tentonin të kalonin banorët.
New York Times raporton se tre anëtarë të së njëjtës familje janë vrarë.
Gazeta thotë se grupe të vogla po vraponin në një pjesë të rrugës së ekspozuar dhe po ndihmoheshin nga ushtarët ukrainas për të arritur në një zonë të sigurt.
Por jo të gjithë, ia dolën!
Në videon e mëposhtme shihet ushtria ukrainase teksa ndihmon banorët e Irpinit të arrijnë në stacionin e trenit për t’u larguar nga qyteti. Shumica janë gra, fëmijë e të moshuar.
Bombardimi i shtëpive dhe i banorëve nga rusët vazhdon, megjithë kërkesat e komunitetit ndërkombëtar që të mos qëllohet mbi civilët.
View this post on Instagram
n.s. / dita
