VIDEO / Si punon arma e famshme AK-47

Dita

AK-47 është armë zjarri automatike, me kalibër 7.62×39mm, e projektuar në Bashkimin Sovjetik nga Mikhail Kalashnikov. Zyrtarisht është e emërtuar Aвтомат Калашникова образца 1947 года (Avtomat Kallashnjikova obrazca 1947 goda), ndërsa njihet thjeshtë si Kallashnikov, AK ose Kallash.

Puna për projektimin e armës filloi në vitin e fundit të Luftës së Dytë Botërore (1945). Pas luftës më 1946, AK-47 i është shfaqur provave të para ushtarake zyrtare. Në vitin 1948 u shfaq versioni me bisht të fiksuar, i cili u vendos në përdorim aktiv në disa njësi të Ushtrisë së Kuqe. Një zhvillim i hershëm ishte modeli AKS (S—Skladnoy ose “me palosje”), i cili ishte i pajisur me bisht mbajtës metalik të vendosur në shpinë. Në vitin 1949, AK-47-ta është pranuar zyrtarisht nga Forcat e armatosura sovjetike dhe është përdorur nga shumica e vendeve anëtare të Paktit të Varshavës.

Edhe pas gjashtë dhjetëvjeçarëve, ky model dhe variantet e tij janë një ndër armët e zjarrit më të njohura dhe më të përdorura në botë. Shkak ky i qëndrueshmërisë së tyre thelbësore në kushte të vështira, i kostos së ulët të prodhimit në krahasim me armët bashkëkohore perëndimore, i disponueshmërisë në pothuajse çdo rajon gjeografik dhe lehtësisë në përdorim. AK-47 prodhohet në shumë shtete dhe ka gjetur përdorim në shumë ushtri, si dhe në shumë trupa jo të rregullta nëpër të gjithë botën. Në vitin 2004, nga rreth 500 milion armë zjarri nëpër botë, përafërsisht 100 milion i takojnë familjes Kallashnikov, ndërsa nga këta, tre të katërtat janë AK-47-ta.

Share This Article
6 Comments
  • Nji student i akademis ushtarake tregonte ne bisede e siper per kuriozitetin e bisedusve qe arma automatike Kallashnikov asht automatiku superior absolut i te gjitha armeve automatike te kambesoris ne te gjithe ushtrite e botes.Fjala asht dhe per ato ushtrite perendimore qofshin dhe superfuqi.

    • kallashnikovi është i lehtë,shumë i manovrueshëm dhe pa zbythje të fuqishme!ka pak pjesë dhe vështirë se mund të bllokohet!mund ta përdorësh me një dorë ose ta përdorë dhe një fëmijë!!
      armë më të reja automatike kanë një shpeshtësi më të madhe se kallashnikovi!!deri në trefishin!!
      kështu që me kalimin e kohës dhe ai duhet të zëvëndësohet nga armë të tjera!!

  • “Si punon arma e famshme AK-47”,prandaj rritet gjithnjë e më tepër numri i të papunëve në vëndet lindore??ata fuskan në punë kallashnikovët tashti!!perëndimi fut në punë rrobotët lindja kallashnikovët!!
    copat e idiotëve “Si funksionon arma e famshme AK-47″dhe jo si “punon”!
    “Në vitin 1948 u shfaq versioni me bisht të fiksuar”tashti dhe armët paskan bisht????
    “qytë të fiksuar”jo “bisht të fiksuar”!!
    or analfabetë funksionalë!!
    animimi është shumë i dobët!!ai që e ka bërë nuk ja ka idenë e funksionit,ose më mirë nuk k aprekur armë me dorë!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *