VIDEO/ Si shpërthen zjarri në Qafën e Lalarit në Fier

Gazeta Dita

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë “Qafa e Lalarit” në Patos. Flakët e zjarrit që kanë përfshirë zonën pyjore po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era.

Siç shihet dhe nga video që një lexues i Ora News ka dërguar në redaksinë tonë, vatra e zjarrit ka qenë mjaft aktive dhe gjatë mbrëmjes.

Alket Halimi, shefi MZSH-së në Patos deklaron se zjarrfikësit po luftojnë me flakët për ti vendosur nën kontroll por janë në kushte tepër të vështira.

“Po punojme jashte mundesive tona, era favorizon zjarrin.Rrezikohen seriozisht zjarrfikesit.Terreni është shume i thyer”.

Zjarri rrezikon plantacione të mbjella me ullinj dhe dru frutorë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *