Video/ Skandal në futbollin anglez, video korrupsioni e trajnerit të Kombëtares

Elton Tafaruci

Trajneri i Kombëtares së Anglisë Sem Allardaise është përfshirë në një skemë korrupsioni e cila do të trondisë themelet e futbollit në shtetin ishullor. Ka vetëm 67 ditë në krye të skuadrës së Kombëtares së “Tre Luanëve”, është përfshirë në një video të fshehtë nga gazetarët investigativë të e “Telegraph”. ”

Këta të fundit i janë shfaqur trajnerit si biznesmenë dhe kanë arritur të bien dakord duke e korruptuar atë për 400 mijë paund. Në këmbim të parave trajneri dpo t’i jepte informacion biznesmenit në fjalë, që ishte edhe menaxher lojtarësh se si t’i shmangej rregullave të Federatës së Futbollit të Anglisë, në lidhje me transferimet e futbollistëve.

Gjatë videos së filmuar shihet se si Allardaise tallet edhe me krerët e federatës, por edhe ish-trajnerin e Kombëtares, Roy Hoxhson. Pas këtij skandali priten edhe masat që do të marrë Federata e Futbollit të Anglisë, e cila mund të shkarkojë trajnerin.

https://www.youtube.com/watch?v=5qDs2oAOlDc

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *