VIDEO/ Skandali me teknologjinë, VAR-i e bën “baltë” në Holandë

Gazeta Dita

“Për të fituar Ligën e Kampionëve duhet VAR”, bënte shaka Ançeloti, në një konferencë për shtyp këtë verë. Dhe duhet thënë: Edhe për të fituar Superkupën e Holandës.

Po, sepse në trofeun që ngriti siparin e sezonit mbrëmjen e së shtunës, përdorimi i moviolës në fushë mund t’i kishte kushtuar shtrenjtë Fejnordit, që megjithatë, në fund arriti ta ngrinte trofeun falë penalltive dhe pritjeve të Xhonsit.

Klubi nga Roterdami i shënoi Viteshes në minutën e 7-të, por në fillim të pjesës së dytë, Ahmadi pengohet në zonën e Fejnordit nga Matavz. Viteshe kërkon penallti, por arbitri vijon lojën. VAR-i hyn në aksion duke vlerësuar episodin, por loja vijon dhe nga ana tjetër Jorgensen shënon golin e dytë.

Pas dy minutave vjen përgjigja: ishte penallti për Viteshen. Arbitri anulon golin e Fejnordit dhe Butner barazon nga penalltia. Përfundon 1-1 dhe shkohet tek penalltitë.

https://www.youtube.com/watch?v=k8c_v-Y4Mjc&feature=youtu.be

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *