Duhej të ndalonin dasmën sipas rregullave antvirus, por ia morën valles edhe vetë. Pezullohen katër policë pas daljes së videos në rrjete sociale

Leda Hysa

Policia e Shkodrës njofton se janë pezulluar nga detyra efektivët që shfaqeshin në videon e publikuar në rrjetet sociale, duke kërcyer me çiftin e dasmorët në ceremoninë e ogranizuar në kundërshtim me rregullat e vendosura në luftën kundër koronavirusit.

Gjithashtu është evidentuar edhe lokali ku ishte zhvilluar dasma dhe u ndëshkua me 1.000.000 lekë gjobë, për organizim dasme në kundërshtim e Aktin Normativ, pronari i lokalit shtetasi E. R, banues në Malësinë e Madhe.

Njoftimi i Policisë

Pas transmetimit në rrjetet sociale për një ceremoni martesore të organizuar në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, ku u pa se në këtë aktivitet u shfaqën madje edhe disa punonjës policie të IEVP (burgu) Reç, Malësi e Madhe, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi ngritjen e një grupi kontrolli për nxjerrjen e përgjegjësive.

Nga verifikimet e kryera nga grupi i kontrollit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u evidentua lokali ku ishte zhvilluar dasma dhe u ndëshkua me 1.000.000 lekë gjobë, për organizim dasme në kundërshtim e Aktin Normativ, pronari i lokalit shtetasi E. R, banues në Malësinë e Madhe.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se punonjësit e policisë që mbulojnë zonën policore Specialisti i Policisë Kriminale shtetasi J. R., Inspektori i policisë së zonës N. R., dhe dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme S. K., dhe A. M.) nuk kishin ushtruar kontroll për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Për këtë shkelje të rëndë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra.

Gjithashtu po me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas inspektimit të bërë nga grupi i kontrollit i ngritur për këtë qëllim, Drejtoria e Standarteve Profesionale ka filluar ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë për Shefin e Komisariatit të Malësisë së Madhe L. N; Shefin e Rendit S.K; dhe Shefin e Hetimit të Krimit K.C.

 

l.h/ dita

Share This Article
10 Comments
  • Po turp,po dreqi e marte u kane dhene uniforma,makina e duhet te kishin trajnim se jane forca te nderhyrjes se shpejte!!! ??? E cfare tu thuash ketyre,po’ kaq poshte ai shtet ne cdo gje…po’ si dredh bythen punonjesi i policise me uniforme,po bagetite qe vetem duan te kercejne si arixhinjte dhe po u ndodhi gje thyejne spitalin se vetem napoloni ka kuptim….v…k…

  • Policet gabuan.Doreheqja e drejtorit do ishte nje akt pergjegjesie.Dasmoret qe nxoren videon jane shume te pabese.I zoti dasmes duhet ta gjej autorin e videos dhe ta demaskoj se ka bere nje akt pabesie

    • Jo Vlora, aktin e pabese e kane bere policet e Ard Cobanit! Tani per cfare shkuan atje?? Tipike Shqipetare,serioziteti ne cdo pune atje eshte zerooooooooo

  • O idiote komentuesa. Policet jane me te zgjuar sesa ju, ata e dine se rreziku eshte vetem ne kokat e krimineleve te politikes dhe mediave 100% te shitura. Keshtu qe ja moren valles. Por harruan se edhe ne Shkoder si kudo ne Shqiperi ka edhe spiune te ndyre, qe duhen rrahur me thuper karabine.

  • Shembulli me i mire i kultures shqiptare.E para,policet me uniforme jane ne krye te detyres,edhe pse jane ftuar ne dasme,ata ose duhet ta refuzonin ftesen,sepse dihet qe eventet jane te ndaluara,ose me minimalja nuk duhet te shkonin me uniforme.Dhe e dyta hyqi me i keq i shqiptareve e trasheguar histirikisht breze pas brezi spiunlliku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *