Pas skandalit me publikimin e videos, ku zëvendës-kancelari austriak, Heinz-Christian Strache, tregohet i gatshëm që t’i japë një oligarkeje ruse mbështetje për tendera publikë, në rast se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve, kjo në këmbim të mbështetjes financiare, ka ardhur edhe dorëheqja e tij.
Më herët Kurz kishte përjashtuar mundësinë e mëtejshme të bashkëpunimit me zëvendëskancalerin austriak dhe kreun e partisë së lirë, FPÖ, Heinz-Christian Strache, dorëheqja e të cilit ishte e pritshme.
Në një filmim të fshehtë nga viti 2017 Heinz-Christian Strache tregohet i gatshëm që t’i japë një oligarkeje ruse mbështetje për tendera publikë, në rast se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve, kjo në këmbim të mbështetjes financiare.
Videoja e shpërndarë nga “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” bën fjalë për një ide të oligarkes, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë “Kronen Zeitung”, që të mbështesë FPÖ para zgjedhjeve. Prokuroria ka filluar hetimet. Në zgjedhjet e fundit FPÖ arriti 26% të votave.

Pyetja që shtrohet është nëse kancelari Kurz do të vazhdojë koalicionin me FPÖ apo do të kërkojë zgjedhje të reja. Si pasues i mundshëm konsiderohet kandidati i dikurshëm për president nga FPÖ, Norbert Hofer.
e.t./dita

Qenka frymezuar nga Rilindja & CO ky !
ZV KANCELARI , ishte ne opozite kur u be video, dhe dha doreheqjen per te dhene vlera parties tij.
po Rama me kanidatet e tij me dosje vjedhje,kriminale a duhet te jap doreheqje se bashku me kanidatet?????
Gazeta Dita duhet te paraqes para opinionit public cdo kanidate qe garon ,kush eshte ky qe do votojne antaret e ps.
KURT WALDHEIMI U RINGJALL!
Me te vertete u ringjall me Sebastian Kurz dhe me Heinz-Christian Strache qe ka bere koalicion, njesoj si oficeri SS i Gestapos qe u be President i OKB-se dhe President i Austrise Kurt Waldheim do te kohe me pare.
Shtet me ligje , shtet me demokraci , shtet per BE.
Po ketu te ne, qe banditet oligark apo politikane dalin me emra, me ze e me figure duke bere pazare me miliona euro , si i behet ??
Shqiperi ka korrupsionin me te rrezikshem, prandaj BE eshte skeptike me ne.
Ilir muti,
Vetem see mos I del edhe ketij videoja fallco.