Video: Skuadra e Belgjikës kthehet në Bruksel, pritje madhështore nga tifozët

Dita

Ekipi kombëtar i Belgjikës është pritur sot në mënyrë madhështore nga tifozët vendas.

Qindra të tillë kishin dalë nëpër rrugët e Brukselit për të përshëndetur lojtarët belgë, të cilët erdhën nga Rusia me medaljen e bronztë.

Para festës që do të mbahej në shesh, ekipi ka zhvilluar fillimisht një vizitë tek familja mbretërore.

Nga videot e hedhura nëpër rrjetet sociale duket se lojtarët i janë gëzuar shumë kësaj pritjeje të bërë.

Nën euforinë e fitores së vendit të tretë, ata kanë premtuar se suksese të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Videoja e lojtarit Eden Hazard, publikuar në rrjetin social “Twitter”

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *