Në orën 19:00 LSI ka planifikuar një nga mitingjet më të mëdhenj politikë në vend. Disa orë para nisjes së tubimit në qendër të Tiranës, mijëra të rinj kanë mbushur rrugët e kryeqytetit.
Siç mund të shihni dhe nga videot më poshtë, të marra vetëm në disa lagje të Tiranës, janë me mijëra të rinjtë që po i bashkohen mitingut të LSI-së.
