Video sqaruese për fermerët: Ja si të merrni naftën ‘falas’

Ornela

Kryeministri Edi Rama e nis mëngjesin e sotëm duke postuar një video, me një lajm të mirë për fermerët.

Rama bën me dije se, përmes aplikimit në e-Albania, fermerët kanë mundësi që të marrin falas sasinë e naftës që deri dje e paguanin si akcizë.

“MIRËMËNGJES dhe me respektin më të madh për të gjithë ata që punojnë tokën, e me nxitjen që të aplikojnë në e-Albania për të marrë falas sasinë e naftës që deri dje e paguanin si akcizë, taksë qarkullimi e taksë mjedisi brenda çmimit të tregut, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Aplikimet për tu bërë pjesë e kësaj skeme janë hapur që më 15 janar të këtij viti, ndërsa mund të përfitojnë të gjithë fermerët që janë të pajisur me NIPT.

Një litër naftë do të blihet me 80.4 lekë ndërsa do të shpërndahet nga operatori furnizues të kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *