VIDEO: Sulm ajror nga forcat ruse në Institutin e Kharkivit, frikë nga rrezatimi, aty u krijua bomba bërthamore e ish-BRSS

Amelda Amelda

 

Forcat ruse kanë kryer një sulm ajror në një qendër kërkimore shkencore në Ukrainë, duke shkaktuar sërish frikë nga ekspozimi ndaj rrezatimit.

Sulmi pretendohet të ketë pasur në shënjestër Institutin e Fizikës dhe Teknologjisë në Kharkiv. Kievi tha se në institut gjenden 37 qeliza të karburantit bërthamor.

Videoja nga vendi i ngjarjes tregon flakë të mëdha në qendrën, ku dikur u krijua edhe bomba bërthamore e BRSS. Granatimet u kryen rreth orës 20:20 me orën lokale, sipas dëshmitarëve.

Ndërtesa përmban pajisje të cilat nëse dëmtohen mund të çojnë në ndotje radioaktive të mjedisit. Por ajo tashmë është goditur gjatë bombardimeve në Kharkiv në fillim të kësaj jave.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *