Video/ Sulmet në Paris, momenti i shpërthimit të kamikazit në një restorant

Elton Tafaruci

Janë publikuar për herë të parë në Francë pamjet e një kamikazi të ISIS, teksa ka hedhur veten në erë në një restorant në Paris.

Imazhet e vdekjes së Brahim Abdeslam, 31- vjeç, me 13 Nëntor të vitit të kaluar, u kapën nga kamerat e sigurisë të restorantit dhe u transmetuan nga CCTV.

Ishta nata kur një qelizë e ISIS solli masakrën në kryeqytetin francez duke vrarë 130 persona.

Abdeslam është parë rreth orës 09.40 pm me orën lokale të së premtes duke ecur brenda restorantit. Ai duket nervoz teksa hyn në derën e restorantit pasi kishte zbritur nga një makinë jashtë.

Pamjet tronditëse tregojnë Brahim Abdeslam teksa hedh veten në erë , kështu shkruajnë edhe mediat franceze.

Brahim Abdeslam ishte vëllai i Salah Abdeslam, 26 vjeç, i cili u arratis nga Parisi.

26 – vjeçari, njeriu më i kërkuar në Europë u arrestua 127 ditë pas sulmeve terroriste të Parisit, gjatë një operacioni te gjerë policor në komunën Molenbek, në Bruksel.

Salah Abdeslam pritet të ekstradohet përsëri në Paris, ku pritet të dalë në gjyq për vrasje masive dhe krime terroriste

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *