Antonio Kandreva është filmuar në stërvitjen e ditës së djeshme teksa i ka qëlluar me shpullë një lojtari të ri tek Interi, Xian Emersit.
Pas një konfrontimi në fushë të gjelbërt, topi doli jashtë dhe mbrojtësi 18-vjeçar pretendoi se nuk e kishte prekur.
Kandreva duket se është nervozuar nga diçka e tillë dhe ka reaguar duke e qëlluar.
Gjithçka ndodhi në sytë e Spaletit, ndërsa klubi zikaltër ende nuk ka marrë një vendim për këtë situatë.
Pasi kaloi një sezon të tërë pa shënuar asnjë gol, sulmuesi italian duket se tanimë nuk e ka më të sigurt vendin e tij si titullar.
s.a/dita
