Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Sipas bluve, “sot në orët e pasdites, shtetasi Preng Gjikolaj duke drejtuar mjetin me targa AA904LH ka goditur 2 mjete, duke shkaktuar dëme materiale dhe ështe larguar nga vendngjarja”.
Vetëm pak minuta më vonë ai është konstatuar duke drejtuar nje mjet taksi me targa AA070T.
Punonjësi i Policisë rrugore që ka konstatuar shoferin e identifikuar si shkaktar të aksidentit të dyfishtë ka tentuar ta ndalojë dhe ta nxjerrë nga mjeti për të shmangur ndonjë ngjarje tjetër, por ka hasur në kundërshtimin e tij.
Gjikolaj është larguar me forcë me mjetin me targe AA 070 T dhe u ndalua nga shërbimet e Komisariatit nr 4 në Tiranë.
Pasi ju bë testi i alkoolit rezultoi se Gjikolaj kishte konsumuar 0,65 mg/l dhe u arrestua.

taksistat në përgjithësi duke vrapuar pas parasë harrojnë të zbatojnë rregullat e qarkullimit ,i shkelin ato rëndë nëpër parakalime të kundra ligjëshme ,në rruguca .në autostradë ,në parkime pa respektuar rrwgullat e Q.RRUGOR duke u bërë shkak për aksidente pa pirë alkol ,jo më kur pinë ?Policia duhet të testoi e kontrolloi pregaditjen e performancës së taksistve se ato kan në dorë jetën e publikut .