VIDEO ‘talebanësh’ në mediat shqiptare, reagon AMA: Është shkelur dinjiteti i njeriut!

Amelda Amelda

Një video skandaloze ka qarkulluar në disa media online, në të cilën cënohet e drejta e lirisë dhe privatësisë së një vajze të re në Librazhd.

E vendosur në një cep të dhomës dhe e pambrojtur, asaj vajze të re iu bë ‘gjyq’ nga vjehrri, vjehrra e komshinjtë e lagjes si të ishin talebanë. Por si të mos mjaftonte kjo, të gjitha ofendimet dhe aktet e dhunës ndaj saj, u xhiruan përmes një video, e cila u bë virale nga mediat online duke shkelur etikën, por edhe duke shkelur rëndë dinjitetin e së resë dhe të drejtën e saj për privatësi e liri.

Referuar këtyre pamjeve të rënda që u bënë publike, ka reaguar ashpër Autoriteti i Mediave Audiovizive, i cili i bën thirrje të gjitha mediave të fshijnë pamjet që po qarkullojnë.

Në reagim thuhet se ato pamje bëhen shkak për linçim njerëzor dhe shkak për rikthim tek trajtimet antinjerëzore.

Sipas ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, AMA thotë se është shkelur e drejta e ruajtjes së jetës private si edhe është cenuar dinjiteti dhe të drejtat themelore të njeriut.

“Pasqyrimi mediatik i një ngjarje familjare në Librazhd, shpërthimet dhe përbetimet e një pale kundër një pale tjetër, nuk mund të jenë ushqim zbavitës dhe argëtues që bëhet shkak për linçim njerëzor dhe verbëri. Nuk ka interes publik, nuk është as investigim gazetaresk i një video të tillë që publikon intimitete, të cilat janë shkak për rikthim tek trajtimet antinjerëzore, që nuk respektojnë lirinë dhe privatësinë.

Ajo që për fat të keq ka ndodhur në një familje, nuk mund të amplifikohet mediatikisht duke nxitur spirale të urrejtjes dhe hakmarrjes, të cënimit të personalitetit.

Ligji 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, duke përcaktuar parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive, saktëson dhe se operatorët, gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre duhet të respektojnë dhe garantojnë të drejtën e ruajtjes së jetës private dhe të mos lejojnë transmetime që nxisin intolerancën ndërmjet shtetasve (neni 4, pika 2/d dhe 2/dh).

Po kështu në nenin 33, ku flitet për detyrimet e subjektit të licencuar, duhet që, “të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut; të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale; të mos cenojë të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit në çdo program të transmetuar nga OSHMA-të dhe mjetet e përdorura për të realizuar këto programe.

Ndaj dhe AMA kërkon nga redaksitë mediatike respektimin e kërkesave ligjore, për të evituar qarkullimin e përmbajtjeve të tilla të papërshtatshme, që nuk respektojnë të drejtat e njeriut dhe nxisin intolerancë. Po ashtu fton çdo media/OSHMA që e ka publikuar videon të heqë nga mjetet e saj të informimit ato pamje të rënda të cënimit të dinjitetit njerëzor.

a.m/dita

Share This Article
3 Comments
  • Une nuk jam dakort as me ligjin dhe as me maliqin ketu. Pasqyrimi eshte nje faj i rende nga ata qe e kane hedhur ne rrjet, por te thuash e flasesh per etik dhe moral te asaj qe ju e quani vajze, ndersa une diku lexova qe burrin e kishte emigrant, me duket qe duhet te perligjim burdellon familjare.Ke quani privaci dhe moral qe vajza juaj, gruaja, apo motra te shkerdhehet pas qejfit mureve?! Le te divorcohet dhe pastaj te beje si te doje me privacine e saj dhe shteti demokratik-liberal le ta lejoje bordellon me ligj ne rruge dhe stadium sipas deshires se gjitheseicilit. Po une kam pare ne gazeta apo televizione qe personi femer nuk e mbron privacine e tij duke nxjerre sisat si lope hollandeze apo dhi mallteze dhe gazetat dhe tv i vendosin perde; personi xierr veren perjashta dhe nuk e ruan privacine ndersa, media ja ruan privacine, prandaj rregullojeni me kigj: ose te dalim te gjithe lakuriq ne behar rrugeve ose mos te dale asnje. Ose te bejme sex rrugeve tere diten te gjithe ose mos te beje asnje. Rregullojeni ju me ligj se morali ja hengerm mutin , po ashtu dhe etikes.

  • Po çfar dinjiteti i eshte shkelur nje kurve qe çnderon burrin dhe familjen? Po ata qe vjedhin ne nje dyqan pse del ne publik autori i vjedhjes dhe menyra si ka vjedhur?
    Burri i shkrete robtohet ne pune ne Angli duke derdhur djerse dhe duke jetuar ne veshtiresi qe t’i siguroje gruas dhe familjes jetese me te mire dhe bashkeshortja ia shperblen duke e tradhetuar. Dhe ku e tradheton pa. Ne krevatin bashkeshortor!
    Ne se ajo nuk jeton dot pa kryer mardhenie seksuale sepse nuk e ka burrin ne shtepi, le ta ndaje ligjerisht dhe mbas kesaj le te bje seks me kedo e kudo. Le te beje seks edhe me autorin e ketij shkrimi te gazetesne se i pelqeje.
    Me kete qendrim te padrejte qe mban AMA, ju thote grave beni tradheti bashkeshortore sa te mundni se ne publik nuk do te demaskoheni.

  • U zgjua AMA nga gjumi letargjik? Normal qe te gjitha institucionet fallce shqiptare si AMA,AKU,AMK etj.reagojne vetem atehere kur nuk preken interesat e te “medhenjve”.Se ne televizionet shqiptare ke banalitete dhe skena te turpshme nga mengjesi ne darke,kjo nuk eshte dicka anormale.Nuk e di kur ka qene hera e fundit kur AMA ka gjobitur ndonje TV per program te papershtatshem?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *