Ky është momenti kur një nuse për pak sa nuk ka rrezikuar kokën, teksa përpiqej të realizonte një set fotografik, me një helikopter sipër saj.
Video tregon momentin kur era e fortë e krijuar nga helikat e helikopterit i ka marrë vellon nuses dhe e ka shtyrë atë nga vendi dhe për pak e ka rrëzuar në tokë.
Video është filmuar nga fotografi i dasmës CM Leung, një nga 30 fotografët më të mirë të dasmave në botë. Nusja dhe dhëndri kishin shkuar në Islandë për të realizaur klipin e dasmës, duke përfshirë edhe një helikopter.
Pavarësisht se momenti i kërkuar nga nusja u shkatërrua, fotografi i saj ka arritur të shkrepë një fotografi me helikopterin mbi kokë.







