Një vijë e mprehtë në det të hapur, si një çarje dhe një mur dallgësh deri në tre metra i lartë. Këto janë efektet e dukshme të tërmetit që ndodhi në Detin Adriatik në pasditen e së shtunës.
Tërmeti, me magnitudë 5.6 u ndje gjithashtu qartë në zonën e Foggia, veçanërisht në komunat e Gargano.
Në përgjithësi, pasdite sot, Deti Adriatik u prek nga një valë e fortë sizmike, me rreth 40 lëkundje me madhësi të ndryshme (nga 2.1 në 4.1).
Imazhet e publlikuara nga mediat italiane janë të Francesco Clemente, dhe u morën në bordin e një helikopter ajror taksi që udhëtonte nga Alidaunia për në Ishujt Tremiti.
Lëkundjet u ndjenë gjithashtu në Romë, Napoli dhe Pescara, gjithashtu dhe në Shqipëri.
Mbrojtja Civile e Italisë konfirmon se nuk ka dëmtime të pronës dhe njerëzve.
Por pas një tronditje prej 5.6 Rihter, a është logjike të mendosh për një rrezik tsunami?
“Zakonisht, duke filluar nga një tërmet me intensitet 6 ose 6.5 ne zakonisht flasim për një rrezik Tsunami: por ne folëm me Cat (Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit) të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe u sqarua se nuk do të kishte një rrezik të tillë”, shkruan Corriere della Sera.
Origjina e këtij tërmeti është thënë më herët: “Vargjet malore të Alpeve Dinarike që shryhen drejt Adriatikut dhe drejt zinxhirit Apenin”.
j.l./ dita

Keto ne helikopter po i pritnin valet te dukeshin mbi det?
Ndryshe nga QPT-ja italjone, ekspertët e leshit vendas deklaruan para Gojëve të Liga se pas tre tërmeteve nuk përjashtohet mundësia e një tsunami me përmasa qigande.
Tsunami ka mundësi të bjerë fill pas fushatës halektorale dhe epiqendra e tij supozohet të jetë selia rozgë.
Lëkundjet diqitale mendohet të jenë aq të fuqishme, sa do dëgjohen deri në pesëkara, qytetin torestik të preferuar aq shumë sidomos nga kokpalarët tanë të mrekullushëm.
“Më 25 prill ndahet shapi nga sheqeri” – tha për GP sizmologu me famë bothërore Bandill Jorgaqis.
“Pas tsunamit do kemi ose RICIKLIM, ose STATUS-QUO, rrugë të mesme s’ka” – paralajmëroi ai para dy ditësh.
Të na fali lexuesi për fjalorin tejet popullor, por me riciklim bandilli nënkuptonte “rrotacionin e atij që s’thuhet”.
Nëse do kemi riciklim mutor, ky do bëhet me aprovimin dhe mbështetjen e plotë të kryerilindjotit tonë qyfyrexhi, i cili me retorikën e tij as mish as peshk ka krijuar kushte mjaft të përshtatshme për kët shit-recycling.
Në të kundërt, status quo-ja do vazhdojë për shkak të Syndromës së Stockholmit, sëmundje e pashërushme kjo që ka prekur prej shumë dekadash trushplarët e panumurt arnautas.
Tamam…per te pare rezultatin