Më shumë se 10.000 njerëz janë mbledhur të dielën për të thyer rekordin indonezin për realzimin e një valleje popullore në unison.
Burra të veshur me kostume tradicionale të zeza dhe të verdha kërcyen vallen e Saman, e njohur si e “vallëzimi i një mijë duarve”. Kjo ëshët edhe vallja më e njohur në vend. Në vitin 2011 u përfshi në listën e Unesco në listën e trashëgimisë kulturore.
Ky eveniment synon të tërheqë sa më shumë turistë ne provincën Aceh, tha kreu i agjencisë lokale të turizmit, Syafruddin.
Burrat, kryesisht nga komuniteti etnik Gayo, bënë lëvizje të herëpashershme të valles në unison me njëri-tjetrin.
Perfomanca u përqëndrua në rëndësinë e mbrojtjes së Parkut Kombëtar malor Leuser të krahinës, vendlindjes së tigrave dhe elefantëve të rrallë të Sumatranit, gjë që po shkatërrohet nga zjarrvënia dhe zgjerimi i plantacioneve të vajit të palmës.
Muzeumi indonezian i rekordeve e ka vërtetuar atë si një rekord kombëtar me 10,001 pjesëmarrës, duke mposhtur rekordin e vitit të kaluar prej 6,600.
https://youtu.be/G4Hpj9mHbCI

Pamja te kujton sikur te kishe nji siperfaqe katrore e mbushur me salce domateje.
Percaktimi i emrit te valles do ishte ma i pershtatshem: Vallja e domates e kthyer ne salce.