Video/ Thyen prangat, i dyshuari arratiset nga tavani

Elton Tafaruci

Një 25 vjeçar nga Las Vegasi, i dyshuar për vrasje është filmuar duke thyer prangat, u ngjitur mbi karrige dhe duke u arratisur nga departamenti i policisë përmes një tub kalimi në tavan.

Shefi i Policise së Las Vegasit pranoi se policisë iu desh 40 minuta për të kuptuar se Alonso Perez, i cili u riarrestua të martën, ishte larguar të premten e javës së kaluar.

Ai gjithashtu tha se dedektivët nuk po shihinin kamerat live ndërkohë që i dyshuari u arratis, sipas KSNV.

Video tregon se si Perez arrin të lirohet nga prangat duke e përdredhur nyjen e tyre te një shufër metalike në tavolinë, e cila ishte e shtrënguar me bulona në dysheme.

“Ai i rrotulloi prangat deri në atë pikë sa që theu nyjen e tyre, duke përdorur dhe peshën trupore” u shpreh shefi i policisë.

Alonso u arrestua pasi dyshohet se qëlloi Mohammed Robinson, pasi ai nuk hapi derën për gratë.

https://www.youtube.com/watch?v=uNeVwhARyws

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *