Ndeshja Crvena Zvezda-Radnicki duhet te ishte feste per titullin e fituar (2-0 perfundoi) nga ekipi vendas, por nuk ka munguar provokimi i radhes per Kosoven.
Koreografia e tifogrupit te zjarrte “Delije” ne tribunen pas porte ka pasur mesazh “Kosova eshte Serbi!”, pra me nje flamur te territorit kosovar, teksa anash tij ishte flamuri serb ne te dy krahet. Kete here nuk ka pasur mesazh te shkruar, por qe lihej per t’u nenkuptuar.
