Dy deputetët miq, Tom Doshi dhe Mark Frroku, u takuan në dyert e Gjykatës së Lartë.
Kjo përballje e tyre u prit me interes.
“Si je Tom Doshi,” e përshëndeti Mark Frroku.
Panorama raporton se Doshi nuk iu përgjigj, ndërkohë që disa media të tjera thonë se Doshi ia ktheu përshëndetjen.
Frroku kërkon ndryshimin e masës së arrestit në gjykatë, ndërkohë që Doshi vazhdon gjyqin me Spartak Brahon, të cilin e akuzon për shpifje.
https://www.youtube.com/watch?v=mlw5c3I6Hdc
