VIDEO/ Topalli: Do të jem deputete edhe pas 2017-s, kjo nuk diskutohet

Saimir Lleshi

Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli thotë se e ka absolutisht të sigurt se do të jetë deputete edhe pas vitit 2017.

Deklaratat e saj u bënë nga qyteti i Shkodrës.

“Do jem deputete, kjo nuk diskutohet”, tha ajo. Teksa u pyet nëse kishte konflikte midis saj dhe kryetarit të PD-së së Shkodrës, Ramiz Çobaj, Topalli e mohoi këtë.

Topalli shprehet se nuk mund të mendojë asnjë çast se mund të largohet nga Partia Demokratike dhe se për rikthyer sipas saj, më përpara duhet të largohesh, gjë që ish-nënkryetarja e PD-së thotë se nuk e ka ndërmarrë një akt të tillë. /Dita/

 

Video e tv lokal në Shkodër

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *