Ish-nënkryetarja e demokratëve dhe njëkohësisht ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli duket se ndan të njëjtin mendim me kryebashkiakun socialist, Erion Veliaj, se Lulzim Basha është i blerë nga oligarkët me vila. Në një intervistë për “Vizion Plus”, Topalli sqaron se nuk do t’i pranojë asnjëherë truket politike që përdor lidershipi i opozitës.
“Nuk bëjnë dot opozitë. Në momentin që blihet lidershipi i opozitës, nuk ka më opozitë. Nuk ka përçarës më të madh në historinë 30-vjeçare sesa rasti aktual i lidershipit të opozitës. PD ka për detyrë të çlirohet nga pengmarrja. Një person që ka mbajtur karrigen e kryetarit të partisë dhe është filmuar se ka falsifikuar votat, nuk duhet të qëndrojë. Historia e tij është historia e një axhende ekonomike. Në një situatë të tillë, shumica e shqiptarëve nuk pajtohet, ndaj janë edhe pa alternativë. Tradhtia më e madhe që ka bërë është se e ka lënë vendin pa opozitë. Ka dezertuar nga detyra për të bërë betejë”, – deklaron Topalli. Më herët, kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se Lulzim Basha është i vetmi kryetar opozite në botë që në kohë pandemie shtoi vilat e tij.
Këtë vit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndërruar shtëpi. Tashmë, ai nuk jeton më në apartamentin e tij në katin e 12-të, pranë kullave afër stadiumit “Arena Kombëtare”, por është zhvendosur kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës. Ky kompleks është ndërtuar nga biznesmeni Agron Papuli, i cili është akuzuar më herët nga PD-ja si oligark. Duke bërë një kërkim të thjeshtë tek agjencitë imobiliare, mësohet se një shtëpi në këtë zonë kushton mesatarisht 410 mijë euro, e ndërsa për ta marrë me qira kushton rreth 2.4 mijë euro në muaj. Vilat në këto zonë janë kryesisht dy katëshe, me pishinë dhe në këtë zonë jetojnë diplomatë, bankierë dhe personazhe të njohura të biznesit.

Zonja Topalli duket se nuk e ka vleresaur thirrjen “per jete a vdekje” te Sali Berishes me slloganin: “Beteja vazhdon”. Dhe betejen Saliu do te vazhdoje jo me nje grua qe s’ka asnje brerje kriminale ne ndergjegje, por me ata qe i kane duart e pergjakura gjate 30 vjeteve te protagonizmit te tij ne skenen politk te Shqiperise.
Ketu ka te drejte Xhozefina –Nje kryetar Opozite qe blen 4 vila brenda nje viti, gjate kohes qe eshte ne Opozite,
Apo gjasme i ka me qera . —Ku i gjeti parate ky hollandezi ?
Tema,Gusht 2011. “Ndahen 670 milionë lekë për ish-pronarët,familja e Jozefina Topoallit në krye të listës.”
http://www.gazetatema.net/2011/08/15/ndahen-670-milione-leke-per-ish-pronaret-familja-e-jozefina-topallit-ne-krye-te-listes/
DITA,Dhjetor 2013.Megit i ndizen shpejt… dritat
Vajza e Jozefina Topallit dhe bashkëshorti i saj, Luiz Ejlli, e ndërtuan… pemën e Krishtlindjeve. Atmosfera festive nuk mungon në familjen e tyre. Ata i kanë gëzuar momentit të ndezjes së dritave dhe fotot i kanë ndarë në Facebook. Nuk e dimë nëse Luizi vazhdon të mbajë postin e sekretarit të parë të ambasadës sonë në Francë. Ai (Luizi) përveçse këngëtar, u bë i njohur edhe për këtë emërim që iu bë “dhuratë” nga vjehrra e tij, në kohën kur vajza studionte në Paris. Normal, e ëma mendoi për të, dhe fap një emërim i erdhi në ambasadë. Sa bukur kështu… Pa mundime fare.
http://www.gazetadita.al/megi-dhe-luisi-i-ndezin-dritat-e-pemes/
DITA,Qershor 2013.”Sheikja e Shkodrës.”Arben Çokaj
http://www.gazetadita.al/sheikja-e-shkodres/
Puna me e mire qe ka bere Lulzim Basha ne jeten e vet,eshte shporrja e kesaj prej zhelesh nga politika.
Bablokjes Makbule Ceco,i rreshqiti per duarsh kur ishte nenkryetare parlamentit,se do tja kishte dhene floket ne dore.Pastaj te bente si e forte.