Në “Nizhny Novgorod” të Rusisë është filmuar së fundmi një objekt i çuditshëm, i cili është cilësuar nga shumë qytetarë si një objekt jashtëtokësor.
Videoja është publikuar nga një qytetare ruse dhe duhet thënë se komentet kanë qenë të shumta.
“UFO-t erdhën për Kupën e Botës”, shkroi një person duke u mbështetur në faktin se objekti i çuditshëm është filmuar në stadiumin ku Anglia do të luajë më 24 qershor ndeshjen e saj të dytë në Botëror.
Duke parë impaktin e menjëhershëm të qytetarëve, autoritetet ruse kanë reaguar menjëherë.
Ata janë paraqitur me një shpjegim shumë më të besueshëm, duke thënë se bëhet fjalë për lëshimin e një rakete me satelitin Glonass-M, i cili ishte nisur me sukses nga Moska në orën 12:45 të së dielës.
s.a/dita
