Gazetarëve u ndodhin shumë të papritura gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta. Diçka e pazakontë i ka ndodhur edhe gazetarit të një televizioni irakian, “Waar Tv” me qendër në Duhok.
Agjencia turke e lajmeve “IHA” thotë se korrespondenti i Diyarbakirit për televisionin iraken, Nail Kadırhan, po transmetonte drejtpërdrejtë kur në kokë iu ul një zog.
Gazetari u përpoq të mos reagonte fare dhe vazhdoi me intervistën, ndërsa zogu lëvizi vetëm kur ai u kthye kah gruaja që po merrte në intervistë, në fytyrën e së cilës vërehet një buzëqeshje në momentin e uljes së zogut.
Pamjet e pazakonta u transmetuan live në televizionin irakian dhe më pas u shpërndarë gjerësisht në median sociale.
