Mijëra njerëz në të gjithë Karaibet tani po fillojnë procesin e gjatë të rindërtimit të jetës së tyre pas Uraganit Irma, i cili së pari goditi të mërkurën e shkuar Barbudan, me erëra me shpejtësi 180 milje në orë.
Ndërsa qiejt u pastruar në fund të javës së shkuar, satelitë arritën të kapnin peizazhet e shkatërruara nga ishujt Tortola, Turks dhe Caicos në Barbuda dhe Necker – ishulli privat i zotëruar nga miliarderi britanik Richard Branson.
Duhen përpjekje të mëdha ndërkombëtare dhe miliarda dollarë investime për të kthyer ishujt në lavdinë e mëparshme.
Qytete të tëra në arkipelag janë lënë në copa të thyera dhe ato që dikur kanë qenë portet dhe plazhet e bukura tani janë të mbushura me mbeturina.
Ishulli Necker, 74 hektarë, ishte një shtëpi pushimi luksoze për Branson dhe familjen e tij, është pjesë e Ishujve të Virgjër Britanikë, një arhipelag në shtëpi për rreth 28,000 njerëz ku të paktën pesë vetë vdiqën si rezultat i Uraganit Irma.
Që nga e hëna vonë, numri i të vdekurve ishte rreth 40, dhe dëmi i shkaktuar ndaj ndërtesave dhe infrastrukturave pritet të jetë disa miliardë paund.
Rreth 14 vetë vdiqën në Shën Martin – të ndarë mes Francës dhe Holandës – dhe Shën Bartolemit.
Franca dhe Holanda po nxitojnë në mbështetje logjistike, si dhe qindra policë janë angazhuar për të shmangur plaçkitjet.
