VIDEO/ Ushtria ruse tremb rivalët, me kostum si i “Iron Man”

Dita

Prodhuesi rus i pajisjeve ushtarake, ka prezantuar “rrobat e përkryera”, nga ato që i kemi parë vetëm në filma fantashkencë.

Një grua në rrobat speciale po shëtiste “në fushën e minuar”, teka shpërthenin minat nga të gjitha anët kurse flaka kalonte para saj, duke mos i shkaktuar as më të voglin dëmtim.

Viktoria Koselnikova nuk dukej fare e shqetësuar për kaosin e krijuar rreth saj. Përkundrazi, ajo thjesht shëtiste nëpër “vijën e parë të frontit”, kurse maskën e hoqi sapo arriti në zonën e sigurt.

Pas këtij eksperimenti të rrezikshëm, ajo dukej e emocionuar derisa bisedonte me gazetarët.

“Kur gjendeni mes zjarrit, është një ndjenjë e pa përshkruar”, ka deklaruar Koselnikova.

Kjo kompani shpreson që deri në vitin 2020 do të përfundojë prodhimin seri të këtij kostumi dhe se ushtria ruse do ta përdorë në harmoni me programin “Luftëtari”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *