Video/ Vajza e vokalistit të “Elita 5” këndon shqip në Turqi, mahnit jurinë  

Ornela

Ndjehet e vlerësuar për emrin që mban ndaj dhe me shumë dëshirë do të donte të arrinte suksesin e babait të saj, pjesë e “Elita5”. Është pikërisht vajza e liderit të grupit të njohur, Arif Ziberit, ajo që me ngulm dëshiron të vazhdoj rrugën e babait dhe këtë e ka treguar edhe në Turqi.

Elita Ziberi ka marrë pjesë në audicionet e “The voice of Turkey” ku ka arritur të ktheje karriget e të gjithë pjesëtarëve të jurisë. Ata janë mahnitur nga zëri i Elitës dhe më pas e kanë pyetur se nga vinte ajo u ka treguar se vjen nga Tetova.

Gjatë minutave që juria komunikonte me të para se të vendoste se në cilin grup do të shkonte, Elita ka kënduar edhe një fragment të shkurtër të këngës shqiptare “Hapi sytë e zezë” duke dëshmuar edhe njëherë zotësinë e saj si këngëtare.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *