Edhe pse një video e vitit 2019, ajo po bën xhiro në rrjet nga situata aktuale e luftës në Ukrainë, e cila ka bërë bashkë të gjithë botën.
Siç shihet më poshtë, një këngëtare ukrainase ka performuar në skenën e “The Voice of Greece” në Greqi këngën arbëreshe “Lule Lule”, duke marrë duartrokitje nga salla, por edhe miratimin e jurisë.
Vija melodike e këngës së famshme shqiptare i ka tërhequr të gjithë anëtarët e jurisë.
Kuriozë, ata e kanë pyetur vajzën nëse ishte këngë ukrainase, ndërsa vajza përgjigjet se është një këngë nga Ballkani.
Kur pyetet për gjuhën, ajo përgjigjet se është shqip dhe është një këngë shumë speciale për të.
Gjithashtu, ajo shprehet se nuk flet shqip, gjë që duket edhe nga fakti që i shqiptoi fjalët e këngës me vështirësi, por vijën melodike e kapi shumë ëmbël.
Ku vate moti
Oj ç’ish një herë
Që un’ e ti vashë
Dushime shumë mirë
Ku vate moti
Që ndë tru më mbanje
E se vdisnje nga malli
Nj’orë çe mëngë më shinje
(refreni)
E lule-lu
E lule-lule, macë-macë
E un per tij
E un për tij, dal pace
E dalë pac
E dalë pac, q’ështe e vërtetë
Se zemra i’
Se zemra ime je ti vetë
j.l./ dita

Kenga arbereshe “Lule, lule” interpretohet me mjeshtri edhe nga nje kengetare spanjolle.
I kendojne te huajit e keto fyckat
ketu u kendojne vetem bytheve dhe dashnoreve.
Ky stan, kete bulmet ka.
I lumte goja
Fycka po prodhojme me bollek keto 30 fjet . Kultura, letersia dhe shkenca shqiptare kane 30 vjet qe kane marre tatepjeten, qe kur Ramiz Alka vuri ne pushtet Salehun prej Vucidoli..
PO EMRIN MUND TE NA I THONE?. NGA FIZIONOMIA I NGJAN PARASKEVI SIMAKUT
Angelina Statyeva
Pse te huajt nuk kendojne tallavane e barbarit Sali?!
Apo ne Europe kemi folklorin,
Mes nesh tallavane, rrumpallen e injorancen?!
Grekeria ben te habiturin, “çfare gjuhe eshte kjo!? Mos eshte ukrainase apo nga himalaja, apo butani, apo burma!? Uau, qenka arvanitika, çudi e madhe, paskan edhe kenge allvanoset. Orea, nuk e dinim, tani e mesuam. Efkaristo qe na e the.!!!