VIDEO: “Nën krevatin e saj është gjetur prapë, një vajzë nga këto të voglat, krejt lakuriq”

redaktor

Në emisionin e sotëm investigativ “STOP” është denoncuar rasti i mungesës së kontrollit në një prej institucioneve të Shtëpisë së Fëmijës në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Shtëpinë e Fëmijës, që gjendet në qytetin e Sarandës, ku sipas dëshmive të ish – Drejtoreshës dhe të dy kujdestareve, që aktualisht punojnë aty, vajzat e mitura në moshë dalin gjatë natës duke frekuentuar lokalet e natës, e duke u shoqëruar shpesh me persona në të mëdhenj në moshë.

Shumë prej fëmijëve dalin të pashoqëruar nga kujdestarët e tyre ligjorë, ditë dhe natë, e tani që nis dhe sezoni turistik, ata enden nëpër rrugën e qyetit bregdetar, duke kërkuar lëmoshë.

Ish – Drejtoresha e këtij institucioni, e xhiruara me një kamera të fshehtë, tregon një të vërtetë troditëse.

Qytetarja: Çfarë ke konstatuar ti gjatë gjithë kohës aty?

Ish – Drejtoresha: Se vidhen rroba, se vidhen ushqime…

Ish – Drejtoresha: Janë diku tek 35 fëmijë rezidencialë dhe diku tek 25 fëmijë ditorë. Po problemi nuk është tek pirja e duhanit, që është problem.

Për mua është problem që fëmijët ikin pa firmosur kujdestarët e tyre ligjorë, nga konvikti. Njëra shkon tek i dashuri.

Qytetarja: Si e ka emrin?

Ish – Drejtoresha: Xxxxx Xxxxxx

Ish – Drejtoresha: Është një vajzë tjetër që ka ardhur tani së fundmi, Xxxx, që përveç përdoruese e duhanit është dhe nxitëse. Frekuenton shpesh klubin “Sxxxxx”, që është një klub striptizmi.

Ish – Drejtoresha: Problem tjetër është që ata dalin të pashoqëruar, lart e poshtë rrugëve. Në orë dhe pa orë, natën edhe ditën. Problem tjetër është që ata braktisin mësimin. Dhe tani që fillon sezoni turistik, dalin tek limani, që vinë turistët dhe lypin. Problem tjetër është që dalin dhe vjedhin.

Ish – Drejtoresha: Dëgjova ditët e fundit, ka ndodhur dhe më parë me një vajzë tjetër, por ajo është larguar nga institucioni. Dhe ka ndodhur prapë tani me këtë vajzën e re që ka ardhur, Xxxxx. Më thanë që është gjetur një vajzë prap, duke fjetur nga këto të voglat nën krevatin e saj krejt lakuriq. Tani si mund të zbulosh ti që Xxxxxx largohet. Fare e thjeshtë, që çdo fundjavë ose të premte, ose e shtunë, Xxxxx vjen dhe e merr i dashuri. Unë them ndërmjet 25 dhe 30 vjetëve (i dashuri).

Qytetarja: Po kjo Xxxxx?

Ish – Drejtoresha: 15.

Ndërsa dy prej kujdestareve tregojnë për situatën që ekzsiton në këtë Shtëpi Fëmije.

Njëra prej tyre tregon se Drejtoresha e këtij institucioni i jep 2 mijë lekë një fëmije të vogël që t’i bëjë masazh, ndërkohë tjetra sesi Drejtoresha justifikon vajzat e mitura që vonohen nga leja e tyre daljes.

kujdestarja 1

Kujdestarja 1: Po lesbike është ajo. Ajo vjen me njolla – njolla. Ç’ti bëjmë?! Shyqyr s’na ngelet me barrë! Nuk do jetë fare në punë sot. S’do jetë fare Drejtoresha, se i dhembte këmba. Merr Xxxxxx, i jep 20000 lekë. E blen Xxxxxx dhe i bën masazh Xxxxxx.

I jep lekë ajo (Drejtoresha), nga 2000 lekë ditë për ditë. Na shet p…. ne Xxxxxx (fëmijë) vërdallë, se po flasim kështu…

Qytetarja: Ku? Në institucion?

Kujdestarja 1: E fërkon në dhomën e saj.

kujdestarja 2

Kujdestarja 2: Ja, dje ajo Xxxxx na iku. Na kaloi gardhin dhe iku pa leje.

Parmbrëmë i dhashë lejë të dilte. I erdhi një shoqe e saj.

Po në orën 8 (të mbrëmjes) i thashë, të dua në konvikt. Po është vajzë minorene, është vajzë 14 – vjeçe. Që është e hurit dhe e litarit. Pse? Ajo është e dhunuar që në moshë të vogël.

Qytetarja: Nga vjen kjo e dhunuar?

Kujdestarja 2: Nga Shkodra. Nga të gjitha dhe dhunë seksualisht.

Qytetarja: U..! nga kush? Nga prindërit?

Kujdestarja 2: Atje ku ka qenë.

Qytetarja: Po, kjo Xxxx e pi cigare?

Kujdestarja 2: Po, po.

Qytetarja: Edhe aty ë?

Kujdestarja 2: Ëëë..

Qytetarja: Në institucion?

Kujdestarja 2: Po.

Kujdestarja 2: Ja më iku mua pardje. I dhashë leje, më erdhi në orën 9 e gjysmë (të mbrëmjes).

Po më mbante vendi mua? Më merr Bona mua në telefon, (Drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës), jo po jo… Dëgjo Bona i thashë, që këtej e tutje m’a jep me shkrim. I kë dhënë leje, ma jep me shkrim. Unë mendoj të keqen, nuk mendoj të mirën.

Share This Article
6 Comments
  • Ky shtet keto na solli (dhe plot ‘te mira” te tjera per te mos ia ngrene haken).
    Ky stan qe ngritem kete bulmet ka.
    Kush mund ta veje ne vije?

  • Cfare s’lexon nga shqip..,m’falni albanistani!
    Po si i duket normal ke saj ‘edukatore’ me dhane lene mbas 8- shit ne mbremje,pa ditur se ku eshte femija e kush e merr me veti?
    Apo keta Jane furnizuset kryesore te prostitutionit e luajne Rolin e tutoreve ?

  • Fenomene te tilla nuk jane ndonje cudi e madhe, sepse ne cdo vend ka. Madje edhe me keq se kaq, sepse kemi te bejme me individe te prirur drejt ketyre fenomoenve per shkak te kaluares se tyre ne familje apo ne shoqeri.
    Por ajo qe eshte deshperuese ketu eshte fakti qe institucionet jane kthyer ne nxites dhe shfrytezues te prostitucionit dhe te formave te tjera te paligjshme te perfitimit.
    Ishalla zoti ja kthen tek femijet e vete asaj drejtoreshes apo asaj kujdestares qe i rreh e gjakos keta femije.
    TE GJITHE E DIME qe keta femije te kene sjellje anormale sepse keshtu i eshte rrokullisur jeta atyre, por nje edukatore ne nje institucion te tille duhet ta kete te qarte per veshtiresite e punes dhe jo te perdore shkopin MBI NJE FOSHNJE qe nuk ka ndjere dashuri njerezore si te tjeret.
    Me vjen keq per keta femija qe jeta, familja, shteti dhe shoqeria nuk i jane gjendur asnjehere prane per ti lehtesuar dhimbjen. Sa keq!!!!

  • Ja cilet jane drejtoret dhe drektoreshat e RILINIES socialiste: dikush Eskobar i droges, dikush drejtoreshe shtepi femijesh (Shkoder e Sarande si me qene motra siameze), dikush Kryeminister qe me parat e shtetit hap ekspozita karikaturash te tij ne te gjithe shtetet e botes dhe perzgjdh deputete nga llumi i shpqerise dhe pastaj thone se e ka fajin Saliu. Pse nuk e cojne saliun ne Gjykate? sepse i kane bemat njesoj si Saliu dhe ia dine mire njeri-tjetrit. E megjithate ne prap thone do votojme per Rilindien. Ky popull Saliun dhe Edi Ramen meriton per kryeministra.

  • ..kjo eshte pergjigja e pyetjes qe femijet e drejtoreve ose drejtoreshave te ketyre qendrave i bejne gjithmone vetes : po mami ku i gjen leket?
    ..ben nga kto marifetet me fonde dhe trafik femijesh, qe ti te blesh makine dhe ti besh pushimet ku te ta kete kokrra e qefit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *