VIDEO: “Vallëzoi” mes mbrojtësve, goli i Brojës shpallet më i bukuri i javës në FA CUP

J L

Armando Broja vazhdon të vlerësohet për golat dhe paraqitjet e tij në Angli.

Goli i shënuar nga sulmuesi shqiptar është shpallur si realizimi më i bukur i javës në FA CUP dhe është pikërisht goli i shënuar ndaj West Ham në fitoren 3-1 për skuadrën e Southampton.

20-vjeçari shqiptar ishte protagonist kryesor në këtë takim edhe pse u fut në fushën e lojën në pjesën e dytë, ndërsa Broja fitoi penallti dhe shënoi edhe një gol spektakolar.

Një “vallëzim” mes mbrojtësve kundërshtarë me topin që përfundon në fundin e rrjetës me golin e “shqiponjës” kuqezi që tashmë është shpallur si më i bukuri në këtë kompeticion, me Southampton që e ka shpërndarë edhe në profilin zyrtarë të skuadrës.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Ky djalosh na ben te ndjehemi krenare si shqiptare., kur mendon qe shte vetem fillimi i karieres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *