Louis van Gaal duket se dëshiron t’i prish marrëdhëniet me të gjithë, pasi i ka rënë me shuplakë një gazetari gjatë konferencës pas ndeshjes me Southamptonin
Pas humbjes 1:0 nga Southamptoni në ‘Old Trafford’, holandezit nuk i pëlqeu pyetja që i bëri gazetari, teksa i ka rënë lehtësisht atij shuplakë.
Gjithçka kishte të bënte me mbrojtësin, Ashley Cole të cilit i është ndërprerë kontrata nga Roma.
Gazetari e pyeti Van Gaalin për një kalim të mundshëm në ‘Old Trafford’ të ish mbrojtësit Arsenalit e Chelseat.
Holandezi më pas i ka rënë lehtësisht me shuplakë gazetarit duke i thënë: “Ai nuk ka luajtur për një vit”.

Nuk pashe asnje shpulle por nje prekje miqesore midis dy njerezve qe mirekuptohen.
Jo shuplake por grusht!!!!!!!!
Vertet ta kete bere ne koshience te plote ky gazetari yne kete shkrim?!