VIDEO/ Vasilit i ‘thahet buza’ për një birrë, Kodheli ‘gajas’ Donald Lu-në

Gazeta Dita

Momentet më pikante të kësaj jave, janë mbledhur në rubrikën humoristike, në emisionin “Kjo Javë”, në “News24”.

Pjesë e këtyre momenteve është edhe ish-deputetja e PDIU-së e cila ngeli jashtë parlamentit pasi nuk mori votat e mjaftueshme. E megjithatë siç  tha dhe vetë ajo nga qëndrat e numërimit të votave: “Jeta është përpara”.

Nje tjetër moment pikant, është momenti kur Ministri i Energjitikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri hedh dy herë një shikim të çuditshëm drejt kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili sëbashku me partneren e tij takojnë Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, shkruan BalkanWeb.

Nuk mund të mungojnë as batutat e kreut të bashkisë Erion Veliaj në emisionin “Studio e Hapur” në News24 kur i thotë gazetares Eni Vasili, se “nëse vallja indiane e shiut sjell realisht shi, do të ishte gati ta kërcente mbi tavolinën e studios”. Ai kritikon gjithashtu edhe deputeten e zgjedhur të PD, Grida Duma, e cila sipas tij shkon në zona të varfra për fushatë me kostume Versace.

Ish-krerët e LSI-së, Ilir Meta dhe Petrit Vasili, janë gjithashtu pjesë me mimika e tyre të fytyrës. Vasilit  duket sikur po i thahet buza për një gllënkë birrë, duke qenë se personi përballë tij po e pi një të tillë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *