VIDEO / Veliaj surprizohet nga ish-deputetja demokrate, vlerëson punën e bashkisë

Dita

Kryebashkiaku Veliaj inspektoi sot ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve në rrugën “Mihal Grameno”, i cili i shërben 5 mijë banorëve.

Por ndryshe nga herët e tjera, ai gjatë këtij inspektimi ka marrë fjalë të mira jo vetëm të qytetarët e thjeshtë por edhe të kundërshtarëve politikë.

Ndërsa ka parë ka parë nga afër punën që po kryehet në këtë segment nga UKT, Veliaj është përballur edhe me ish-deputeten demokrate, Lajla Përnaska e cila është edhe e dërguar e PD-së për organizimin e strukturave partiake në Njësinë Administrative Nr.2 në kryeqytet.

Por pavarësisht se vjen nga një forcë politike kundërshtare ajo nuk ka nguruar që të vlerësojë me nota pozitive punën që po bëhet në Tiranë, duke theksuar se ajo i shërben çdo qytetari të kryeqytetit qoftë ky demokrat apo socialistë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *