VIDEO/ Vëllai i Aida Çajkës: Çfarë ndodhi në maternitetin “Koço Gliozheni”

redaktor

Nëna 35-vjeçare Aida Çajka, humbi jetën bashkë me foshnjën e saj në bark, para tre ditësh në maternitetin ‘Koço Gliozheni”. Pas shqetësimeve shëndetësore ajo u paraqit me urgjencë në maternitet dhe pas rreth 7 orësh humbi jetën.

Autopsia paraprake tregoi se kishte çarje të shpretkës dhe hemorragji të brendshme, por mjekësia ligjore ende nuk e ka dhënë versionin përfundimtar.

Për vdekjen e saj janë ndaluar dy mjekët e maternitetit të cilët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm dhe neglizhencë, ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar 45 ditë burg.

Vëllai i të ndjerës, Fation Omuri tregon me detaje ngjarjen, që në momentin që e sëmura hyri në maternitet e deri kur mori lajmin e vdekjes. /Dritare.net/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *